MPB: Nuk ishim të informuar për bastisjen në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se nuk është informuar dhe përfshirë në planifikimin e aksionit të brendshëm në të cilin është kryer bastisje në shtëpinë e shefit të SPB Kumanovë S.V. “Aksioni në të cilin është kryer bastisje në shtëpinë e shefit të SPB Kumanovë S.V. u zhvillua sipas urdhrit të gjykatësit në procedurën paraprake dhe u organizua dhe zbatua nga ana e Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të procedurës para hetimore, pa informim dhe planifikim nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Ministria e Punëve të Brendshme tregoi se të gjithë të punësuarit në këtë organ shtetëror duhet ta mbajnë nivelin e veprimit dhe sjelljes maksimale profesionale me qëllim, siç kumtohet, të shmangen situatat të cilat mund të shkaktojnë tensione shtesë dhe ta dëmtojnë reputacionin e Ministrisë.