Ministria e Punëve të Brendshme hedhë poshtë shkrimet nëpër rrjetet sociale se u janë nxjerrë organet personave të cilët ditëve të fundit janë paraqitur si të zhdukur, ndërsa pastaj janë gjetur të vdekur. Sipas MPB, bëhet fjalë për gënjeshtra dhe paragjykime të individëve të papërgjegjshëm që i japin nëpër rrjetet sociale dhe shkaktojnë panik tek qytetarët, transmeton koha.mk.
“Tërësisht demantojmë gënjeshtrat dhe paragjykimet që individët e papërgjegjshëm i përhapin nëpër rrjetet sociale me qëllim që të shkaktojnë panik tek qytetarët. MPB garanton sigurinë e qytetarëve. Është gënjeshtër absolute se ka patur ndonjë nxjerrje të organeve ose dezinformatë të ngjashme. Apelojmë deri te mediat dhe opinioni që të thirren në të dhënat zyrtare të institucioneve dhe të përmbahen nga spekulimet që mund të shqetësojnë opinionin. Të dhënat statistikore tregojnë se nuk ekziston tendencë e rritjes së zhdukjeve, dhe se në vazhdimësi në pesë vitet e fundit gjetja e personave të paraqitur si të zhdukur është realizuar me rreth 94%. Edhe njëherë apelojmë për përmbajtje nga spekulimet që në mënyrë pabazë shqetësojnë opinionin”, thonë nga MPB. Nga atje thonë se do të ndërmerren masa kundër personave që i përhapin lajmet e këtilla me qëllim të shqetësimit të opinionit. (koha.mk)