Shkup, 5 dhjetor – Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni sot do të fillojë me fushatën sensibilizuese për festime të sigurta dhe pa mjete plasëse. Qëllimi i kësaj fushate është që të ngrihet vetëdija tek qytetarët që të festojnë në gjirin familjarë dhe mos të përdorin mjete plasëse në natën e ndërrimit të vitit. Si qëllim për këtë fushatë janë adoleshentët dhe nxënësit e shkollave të mesme nëpër gjithë Maqedoninë. Përndryshe, gjatë vitit të kaluar ka pasur lëndime të gjymtyrëve dhe sytë e fëmijëve që kanë zgjedhur të festojnë me mjete shpërthyese.