Shkup, 23 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme dje shqiptoi gjithsej 207 sanksione në territorin e komunës së Çairit, përfshirë drejtimin e automjetit pa patentë shofer për 23 persona, 24 për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, 31 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion”, kumtojnë nga MPB-ja.