Shkup, 18 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se incidenti para shtabit të partisë politike GROM, që ndodhi të dielën në mbrëmje, plotësisht është ndriçuar, është dokumentuar dhe dërguar deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup, e cila duhet të japë drejtime për veprim të mëtejshëm. Lidhur me ngjarjen që ndodhi të dielën (15.10) në rrugën “Mitropolit Teodisij Gologanov” në Shkup, para shtabit të partisë politike GROM, ku kishte denoncim për prishje të rendit, siç MPB paraprakisht e informoi opinionin, në Stacionin Policor Karposh ishin thirrur personat S.R. (51) dhe E.SH.(36) nga Shkupi, me të cilët ishte kryer bisedë, theksohet në kumtesën e Ministrisë të Punëve të Brendshme.