Shkup, 22 prill – Policia e shteti nuk ka konstatuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike në ngjarjet e stome që ndodhën në selinë e BFI-së, shkruan KOHA. Në njoftimin zyrtar nga MPB, thonë se ato kanë vepruar në bazë të dy denoncimeve që i kanë pranuar për të intervenuar në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
“MPB e informon opinionin se pas marrjes së dy denoncimeve (edhe nga njëra edhe nga pala tjetër), zyrtar policor u nisën drejt selisë së BFI-së në Bit Pazar dhe në vendngjarje nuk u konstatua shkelje të qetësisë dhe rendit publik. Ministria e Punëve të Brendshme ka për obligim të garantoj rendin dhe qetësinë publike, ndërsa punët e brendshme të Bashkësisë Fetare Islame janë punë të anëtarëve të kësaj bashkësie fetare, e dënojmë ashpër tentimin e disa individëve dhe subjekteve politike që të përfshijnë MPB në këto zhvillime”, thuhet në kumtesën e BFI-së. (koha.mk)