Në tragjedinë që ndodhi sot në Çair jetën kanë humbur dy vëllezërit të cilët ishin nga Koliçani i Epërm. Sipas MPB, viktimat janë të moshës 26 dhe 28 vjeçare, ndërsa i lënduari është i moshës 54 vjeçare, transmeton gazeta Koha.
“Më datë 01.06.2019 rreth orës 11 është denoncuar se në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ karshi poliklinikës Çair, gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa janë bllokuar. Dy nga personat 26 dhe 28 vjeçar kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi i tretë 54 vjeçar me ndihmë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Qytetit.”, thonë nga MPB. Vdekja e personave është konstatuar ekipe nga mjekësia ligjore. Për rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore Publike dhe Inspektorati i punës.