Shkup, 13 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se me 15 korrik do të punojnë shërbimet e MPB-së për tërheqje të letërnjoftimeve në të gjithë territorin e vendit me fillim nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
“Në ditën e zgjedhjeve, e mërkurë, 15 korrik, do të punojnë vetëm shërbimet për tërheqje të letërnjoftimeve, në periudhë prej orës 07:00 deri në ora 19:00, me qëllim që t`u mundësohet qytetarëve, të cilët më herët kanë dorëzuar kërkesë, të tërheqin letërnjoftimet dhe të mund ta realizojnë të drejtën e votës”,- thonë nga MPB.