Shkup, 14 shkurt – Konfirmohet identiteti i 14 viktimave në aksidentin rrugor, që ndodhi mbrëmë rreth orës 17 në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarc, të Shkupit, kur autobusi i “Durmo turs” me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.T. (49) nga Gostivari ka dalë nga rruga.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, është konfirmuar identiteti i personave të vdekur: J.T. (25) nga Gostivari, O.C. (19) nga Gostivari, B.A. (21) nga fshati Zubovc, Vrapçishtë, Z.D. (38), A.I. (25) nga Gostivari, B.F. (38) të fshatit Senokos, Vrapçishtë, B.U. (20) të fshatit Banjicë e Poshtme, V.H. (29) të fshatit Debreshtë, Gostivar, AR (33) nga fshati Debreshtë, Gostivar, D.R. (38) nga Gostivari, P.K. (23) nga Gostivari, A.A. (55) nga fshati Zheleznarekë , Gostivar, E.E. (65) nga Gostivari dhe T. J. (62) nga Gostivari.
Në këtë aksident u lënduan 37 persona, prej të cilëve 27 kurohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjashtë janë në Qendrën Klinike, ndërsa dy pacientë janë në Spitalin e Tetovës. (koha.mk)