Nëpunësi policor në mënyrë të paautorizuar, të paarsyeshme dhe të padrejtë ka përdorur mjet për forcë – armë zjarri ndaj personave D.T. dhe A.G., gjegjësisht ka vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Ligji për polici, ka konfirmuar Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB në lidhje me ngjarjen nga 11 gushti te diga Mantovë në hyrje të Strumicës ku polici ka shtënë ndaj dy minorenëve të dyshuar për tentativë për vjedhje.
“Kundër nëpunësit policor është ngritur procedurë disiplinore para komisionit kompetent në MPB dhe me vendim të ministrit Oliver Spasovski, nëpunësi policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Deri te prokurori publik në Strumicë është parashtruar edhe kallëzim penal për shkak të dyshimit bazë se nëpunësi policor ka bërë vepër penale ‘vrasje në tentativë’, të paraparë dhe të ndëshkuar sipas nenit 123 nga neni 19 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja në kumtesë theksoi edhe se ashpër i dënon tentimet për manipulim me këtë ngjarje nga ana e subjekteve të caktuara policore.
Ministria dje kumtoi se nëpunësit policorë nga SPB Strumicë ditën paraprake (11 gusht) rreth orës 14:00 pas paraqitjes së marrë në telefonin 192 për tentim për vjedhje në vilën në afërsi të digës Mantovë, kanë tentuar ta pengojnë automjetin “opel frontera” me tabela sllovene të drejtuar nga T.D. (2000). Ai e ka injoruar urdhrin dhe në vend se ta ndalojë automjetin e ka rritur shpejtësinë dhe ka ikur përmes rrugës lokale në drejtim të morgut të qytetit në Strumicë.
Në vendin e ngjarjes dje ka dalë edhe prokurori publik, ndërsa në zbardhjen e rastit menjëherë është përfshirë edhe Kontrolli i brendshëm i MPB-së për ta analizuar procedurën e nëpunësve policorë.