Ministra e Punëve të Brendshme e mohon dezinformatën e parashtruar nga lideri i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski përmes rrjetit social “Fejsbuk” se janë bërë kontrolle në shtëpitë e aktivistëve të kësaj partie për shkak, siç citohet, pakënaqësisë së tyre nga ajo që po ndodh në vend.
“Policia pas ndryshimit të udhëheqjes në vitin 2017 punon në mënyrë profesionale dhe vetëm duke zbatuar ligjet. Në pajtim me kompetencat ligjore ndërmerren aksione të ndryshme, por asnjëra nuk është e motivuar nga motive politike, por vetëm për sanksionimin e veprimeve të caktuara kriminale, me qëllim të përmirësimit të sigurisë të qytetarëve”, thuhet në reagimin e sotëm nga MPB-ja.
Nga ky institucion konfirmojnë se do të vazhdojnë të punojnë në këtë mënyrë, me qëllim që qytetarët të ndjehen sa më të sigurt.