MPB-ja kërkon të shpallet urdhër-arrest ndërkombëtar për Sasho Mijallkovin

26

Shkup, 22 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme do të kërkojë të lëshohet urdhër për shpallje të urdhër-arrestit ndërkombëtar për Sasho Mijallkovin.

“Gjykata i ka shqiptuar arrest shtëpie Sasho Mijallkovit. Jemi duke marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tij. Është lëshuar urdhër-arrest kombëtar. Meqenëse nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri më tani, personi nuk është gjetur do të informojmë gjykatën dhe do të kërkojmë që të lëshohet urdhër për urdhër-arrest ndërkombëtar”, informon MPB-ja.

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, është i pakapshëm që dje pasdite, ndërsa policia nuk ka arritur t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë kujdesi, me kërkesë të prokurorisë, këtë fundjavë e solli Gjykata Penale.