Shkup, 30 shtator – Në vendvotimin nr.2539/1 në SHF “Njegosh” në Koloni, është denoncuar se M.S. (55) e ka fotografuar fletëvotimin e tij. MPB sot njoftoi se është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.S. është në stacion policor për ndriçim të rastit. Në SPB Tetovë, qëndron në kumtesë, një vëzhgues nga një organizatë joqeveritare ka denoncuar se përballë SHF “Goce Dellçev” në Gostivar disa persona kanë kryer incizim dhe fotografim të paautorizuar të votuesve. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa dy persona janë arrestuar lidhur me këtë rast. Po punohet në zbardhjen e rastit. Siç kumtojnë nga MPB-ja, në Stacionin policor në Koçan, M.S. (54) nga Koçani ka denoncuar se para vendvotimit nr. 852, para Shtëpisë së kulturës në Koçan, nga ana e një personi të panjohur, është ofenduar për shkak se ka shkuar të votojë. Pas masave të ndërmarra, është konfirmuar se bëhet fjalë për T.N. nga Koçani dhe ai është thirrur në bisedë në SP Koçan.