Shkup, 19 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme e dërgoi Njoftimin nga Interpoli-Athinë për Nikolla Boshkovskin dhe Goran Grujevskin deri te Ministria e Drejtësisë që t’i dorëzojë dokumentet e nevojshme për ekstradim. MPB, siç infomon, sot e mori Njoftimin nga Interpoli-Athinë për Boshkovskin dhe Grujevskin të cilët kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar, ndërsa dje janë arrestuar në Selanik. Boshkovski dhe Grujevski janë akuzuar nga PSP në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa2”. Të dy prej më 18 korrik, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë për paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë akuzuar për shkatërrimin e pajisjes për përgjim.