Shkup, 22 korrik – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale e informon opinionin se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar përgjigje në lidhje me kërkesën për informacionin për atë se e ka qenë i siguruar personi Bojan Jovanovski nga kjo ministri si pronar i 1TV.
Në përgjigjen është bërë e ditur se MPB nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash dhe aktivitetesh për sigurimin e personit të lartpërmendur, në bazë të çka edhe aspak nuk janë angazhuar nëpunës të policisë për sigurimin e tij personal.
Agjencia vazhdon me procedurën për verifikimin e gjendjes faktike për partneritetit e fshehtë në 1 TV, për çka u drejtua edhe deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Informacione do të kërkohen edhe nga institucione të tjera.
Në drejtim të mbrojtjes së interesit publik edhe për zbardhjen e rastit nga aspekti rregullator, presim që bashkëpunimi me institucionet relevante të jetë në nivel të lartë.(koha.mk)