MPB në deklaratën e fundit njoftoi se se deri në orën 14:00 janë paraqitur 26 raste të parregullsve zgjedhore. Siç njoftuan nga Ministria, janë paraqitur raste të shit-blerjes së votës, fotografim të fletës së votimit, transportimi i votuesve në vendvotim si dhe votim për dikë tjetër. Teksa po bëhen kontrolle në terren, në Koçani policia ka kapur një person që ka tentuar të korruptojë votues dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal. MPB njofton se procesi zgjedhor po zhvillohet krysisht qetë dhe pa incidente serioze edhe pse me momente të caktuara të prishjeve të vogla të procesit.