Dje më 23.02.2021, nga ana e zyrtarëve policer të Departamentit për Polici Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme në një aksion të përbashkët e të koordinuar me SPB-të në Shtip e Koçanë, janë privuar nga liria D.B (41) nga f.Drugovë – Kërçovë, G.P (31) nga Shkupi dhe A.A (31) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për involivimin e tyre në prodhimin e paautorizuar dhe shitjes së drogës, ku janë konfiskuar 6 kg marijuanë.
Ndryshe, sic njofton MPB-ja, në fillim të Shkurtit 2021, në koordinim me Prokurorin Publik të Koçanës është zbatuar hetimi për shkak të dyshimeve se në fabrikën për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në f.Ullarcë të Koçanës, kultivohet drogë narkotike- marijuanë me qëllim të shitjes në tregun e jashtëligjshëm, ku janë siguruar dëshmi materiale se tre persona të punësuar në subjektin juridik janë të involvuar në prodhimin e paautorizuar dhe shitjen e marijuanës. /KlanMacedonia