Shkup, 7 nëntor – Një arsimtar i shkollës fillore “26 Korriku” në Shuto Orizarë, është paraqitur në polici sepse e ka sulmuar fizikisht një nxënës të moshës 12 vjeçe. Siç thonë nga Ministria e punëve të brendshme, ngjarjen e ka paraqitur prindi i nxënësit.
Sipas deklaratës, 50 vjeçari Z.K që punon si arsimtar në shkollë, e ka goditur fëmijën në fytyrë me cka i ka shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë në anën e majtë. Ekipet e SPB Shkup kanë kryer hetime në vend ngjare dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.