Ka afro një muaj që kur Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre.
Ndonëse Loredana po vazhdon me projektet e saj, dhe koncertet e shumta, reperi Mozzik është kthyer në Kosovë.
Së fundmi Mozzik ka publikuar një fotografi, ndërsa ka shkruar se pavarësisht të gjitha, po gjen mbështetje te Zoti.
“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka Instagram, por ai po më ndjek kudo”, kanë qenë fjalët e tij.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë nga lidhja e tyre të quajtur Hana.