Mozzik publikon hitin e ri “Gheto” (Video)

Kishte kohë që kishte paralajmëruar se do të vjen me një videokëngë të re para fansave.

Dhe Mozzik, ka publikuar projektin më të ri muzikor që pritet të jetë një hit i vërtetë.

“Ghetto”, titullohet kënga e re e reperit, të cilin e ka shoqëruar me një video të veçantë.

Autori i tekstit është vetë artisti gjersa muzikën e kanë bërë Miksu dhe Macloud.

Ndryshe, këngëtari nuk do të ndalet me kaq pasi ka paralajmëruar edhe një numër të madh të këngëve gjatë vitit të ardhshëm.

Ai gjithashtu do të nis një turne me koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë.