Reperi i njohur 23-vjeçar Mozzik dhe e dashura e tij moshatare, Loredana Zefi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një lajm tashmë i konfirmuar nga vetë çifti.
Ata janë në lidhje për më shumë se një vit, ndërkohë që këto kohë po jetojnë bashkë, që pas takimit të saj me familjen e reperit. Mediat publikuan madje foto të Loredanës me barkun e rrumbullakosur, pak kohë pasi ata qëndruan në heshtje, por nuk i mohuan lajmet se po sjellin në jetë një fëmijë.
Ishte vetë Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, që i habiti të gjithë, teksa publikoi një foto në rrjetet sociale, ku duket qartë barku i rrumbullakosur. Për çiftin e njohur, kjo lidhje nuk është si gjithë të tjerat. Ata ia shprehin dashurinë njëritjetrit në forma të ndryshme, sidomos tani që Loredana i është futur muzikës me publikimin e këngës “Sonnenbrille”, një projekt që arriti të marrë mbi 11 milionë klikime në platformën “Youtube”. Nga stili që kanë, ata nuk janë çifti i zakonshëm, siç jemi mësuar të shohim në showbiz. Vetëm pak kohë më parë u përfolën për skena intime në makinë, ku nuk e fshihnin se janë të etur për njëritjetrin.
E nëse ka një gjë, për të cilën reperi Mozzik tërheq vëmendje, përveç muzikës, pa dyshim janë fotot provokuese që ai dhe e dashura postojnë pa ndroje në rrjetet sociale. Pasi Loredana Zefi, e dashura e Mozzik, publikuoi në llogarinë personale në “Instagram” një fotografi mjaft intime me reperin, vërshuan komentet, duke mos e cilësuar si “femrën e duhur” për Mozzik.