Është David Moyes i përzgjedhuri i West Ham për stolin. Trajneri skocez do të rikthehet në drejtimin e “çekanëve”, pasi sipas Daily Mail do të jetë Moyes që do të zëvendësojë të shkarkuarin Manuel Pellegrini. Moyes është ulur edhe më herët në stolin e West Ham, teksa e ka drejtuar këtë skuadër nga nëntori i 2017-ës deri në maj të 2018-ës. Moyes do të firmosë një kontratë për 18 muaj me klubin londinez.
Pas humbjes ndaj Leicester, West Ham është vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria në Premier League.