Mauro Ikardi mund të konsiderohet praktikisht si një futbollist pa skuadër, duke qenë se Interi nuk e lejon të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. Kjo ka bërë që të mendohet vetëm largim për të, por Interi ka kushtet e veta dhe nuk e lejon të largohet për pak para.
E gjitha kjo, në Itali i faturohet Uanda Narës duke qenë se bashkëshortja e futbollistit dhe njëkohësisht agjentja e tij e kanë bërë lëmsh merkaton e verës. Luçiano Moxhi, në një intervistë për mediat italiane u shpreh se Ikardi duhet të ndahet me Uandën pasi në Torino nuk do ta ketë.
“Interi po e detyron Ikardin të largohet ose do ta lërë në tribunë. Është më mirë të paguash 6 milionë euro për një kampion sesa ta l;argosh pasi Ikardi ka potencial kampioni. Juventusi mund të përfitojë nga kjo megjithëse bardhezinjtë nuk kanë shumë nevojë për Ikardin. Loja fokusohet te Ronaldo dhe Ikardi nuk është nga ata që rikuperon topa. Ikardi më mirë të ndahej nga bashkëshortja e tij sesa nga Interi pasi nëse vjen te Juventusi, ai do të jetë në Torino ndërsa gruaja në Milano. Interi e ka tepruar me blerjen e Lukakut pasi aq kushton një kampion ndërsa Lukaku nuk është i tillë. Maksimumi mund të kushtonte 45 milionë euro”, tha Luçiano Moxhi.