Mbrojtësi i djathtë do ta veshë fanellën me numrin 16 që dikur e kanë bartur lojtar si Xavi Hernández dhe Sergio Busquets. Moussa Wagué është lojtar i ri i ekipit të parë të FC Barcelona. Pas transferimeve të Frenkie de Jong, Neto dhe Griezmann, mbrojtësi i djathtë bëhet fytyra e katërt e re për Ernesto Valverden, për sezonin 2019/20.
Wagué luajti sezonin e kaluar për Barça B, dhe gjithashtu ka bërë tri paraqitje për ekipin e parë kundër Huescas, Celtas dhe Eibarit. Wagué, i cili me Senegalin arriti në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, është tejet i lumtur për promovimin në ekipin e parë të Barçës. Ai do ta veshë fanellën me numrin 16 dhe do të jetë futbollisti i 11-të që do ta bartë këtë numër që nga viti 1995.
👀📸🏆 pic.twitter.com/859SDUOpxj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 3, 2019