Memfis Depai, sulmuesi i Lionit, në autobiografinë e tij “Heart of Lion”, ka sjellë edhe disa kujtime nga periudha që ka kaluar te Mançester Junajtid, mes tyre edhe raportin e komplikuar me trajnerin Mourinjo:
“Duk u kthyer pas, Van Gal kishte arsye për të më lënë në stol. Kur erdhi Mourinjo, ndihesha shumë mirë, kisha besim dhe isha stërvitur në një nivel superior, por asgjë nuk ndryshoi në situatën time, edhe pse jepja maksimumin në stërvitje. Edhe lojtarë si Ibrahimoviç, Pogba apo Kerrik pyesnin si ishte e mundur që nuk më jepej mundësia të luaja.
Mourinjo më tha se ishte shumë i kënaqur nga puna ime në stërvitje, nga sjellja ime, por nuk ka dha kurrë shansin të luaja. Dhe në atë moment më bëri ta humb durimin, më iku truri. Pas stërvitjes u ktheva në shtëpi dhe nuk doja të shihja askënd. Po kaloja një moment shumë të vështirë dhe që përkeqësohej çdo ditë. Ndonjëherë ky tension më bënte që të shpërtheja. Isha nervoz dhe një ditë plagosa edhe mikun tim më të mirë në shtëpi. Më erdhi shumë turp. Aty preka fundin dhe u surprizova edhe vetë nga sjellja ime”, – ka rrëfyer sulmuesi holandez i Lionit.