Jose Mourinho u ka bërë thirrje lojtarëve të tij në Manchester United të tregojnë dashuri për klubin dhe t’i ndihmojnë ta tejkalojë fillimin e vështirë në sezonin e ri. Djajtë e kuq e presin Valencian sonte në “Old Trafford” për takimin e tyre të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express. Edhe pse djelmoshat e Mourinhos e fituan lojën e parë në këtë garë, kundër Young Boys, atë s’i kanë fituar asnjërën prej tri takimeve të radhës që prej atëherë, pasi janë ndalë me barazim nga Wolves dhe Derby County, me këtë të fundit që fitoi në penallti dhe e eliminoi Unitedin nga Carabao Cup, para se ta humbiste 3-1 ndaj West Ham të shtunën. Derisa lajmet për problemet në zhveshtoren e Unitedit vazhdojnë të qarkullojë, presionin ndaj Mourinhos po rritet, megjithatë portugezi ka kërkuar reagim më të mirë nga lojtarët e tij.
“Preferoj të them qëndrimi i lojtarëve është gjëja më e rëndësishme, ndërsa nga përkrahësit nuk mund të kërkoj më shumë”, tha Mourinho për uebsajtin e Unitedit. “Mendoj se është koha që lojtarët në fushë të tregojnë para tifozëve që e duan klubin njëjtë si adhuruesit”, deklaroi ai.