Mourinho turpëron Pogba përpara shokëve të ekipit

10

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes të dyve sa vjen e përkeqësohet. Mourinho thuhet ta ketë bërë këtë lëvizje për të theksuar autoritetin e tij në Old Trafford pas një sërë episodesh ku mesfushori ka inatosur trajnerin e United. Mourinho ia ka komunikuar këtë lajm Pogba-s dhe pjesës tjetër të ekipit gjatë seancës së fundit stërvitore ditën e martë, tre ditë pasi francezi kritikoi taktikat e trajnerit në përfundim të barazimit 1-1 ndaj Wolves. Pogba ka mbajtur tri herë shiritin e kapitenit tek United kur Antonio Valencia nuk ka qenë në gjendje të luajë.  Si Pogba ashtu edhe Valencia pritet të mungojnë në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Derby Coutny në Old Trafford në mbrëmjen e së martës bashkë me De Gea dhe Shaw. Burimet pranë ESPN raportojnë se mesfushori është gati të largohet në merkaton e dimrit, por mund të presë edhe deri në fund të sezonit.

Comments are closed.