Mourinho tenton rikthimin e Costas

12

Jose Mourinho është duke tentuar që të rikthejë Diego Costas sërish në Ligën Premier, pasi ishte pikërisht Special One që e transferoi në kohën kur ishte te Chelsea. Sulmuesi braziliano-spanjoll kishte treguar formë të lartë te The Blues, mirëpo që pas tri sezonesh të kaluara në Stamford Bridge, ai u rikthye te Atletico Madridi.

Diego Simeone kishte tentuar në verën e kaluara që të shiste atë në Kinë, mirëpo kur shpërtheu coronavirusi, Costa refuzoi të shkonte atje. Sipasj asaj që raporton tani Daily Mirror, sulmuesi po kërkohet nga Mourinho, mirëpo tani të luajë te Tottenham Hotspuri. Atletico Madridi do të jetë i gatshëm që të shesë lojtarin, derisa po kërkon 25 milionë euro nga kartoni i tij.