Manchester Unitedi nuk është më në kërkim të Milan Skriniar. Siç shkruan Manchester Evening News, ”Djajtë e Kuq” kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Interit. Gazeta në fjalë shkruan se çmimi prej 85 milionë euro, që Interi ka vendosur për mbrojtësin, ka bërë që Jose Mourinho të ndjekë alternativa tjera, transmeton IndeksOnline, përcjell gazeta KOHA.
Kështu, Manchester Unitedi do t’i kthehet ”pistës së dikurshme”. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, të cilin Man Unitedi e kërkoi edhe në verën që lamë pas.