Jose Mourinho do të bëhet trajner i Real Madridit, kurse Antonio Conte do ta zëvendësojë portugezin në ‘Old Trafford’. Sipas raportimeve të fundit në Itali, Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i ri i Real Madridit, pas shkarkimit të spanjollit Julen Lopetegui.C onte shihej si pasuesi i Lopeteguit, me mediat spanjolle që raportonin se italiani do të ulej në bankën e Real Madridit këtë javë, përcjell Insporti. Por, nga zhvillimet më të fundit, mësohet se Conte ka refuzuar ofertën dhe nuk do të jetë trajner i Real Madridit, por do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi që Mourinho do të rikthehet në “Bernabeu”. Klubi madrilen ka emëruar Santiago Solarin si trajner të përkohshëm, e që gazeta italiane Gazzetta dello Sport pohon se ai këtë post do ta mbajë vetëm deri në riemërimin e Mourinhos në krye të ekipit.
Mourinho, që ka kontratë deri në vitin 2020 me Manchester Unitedin, besohet se do të largohet nga “Old Trafford” për t’u rikthyer në verë te Real Madridi. Kurse, ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat, Antonio Conte, do të jetë pasuesi i tij te ‘Djajtë e Kuq’. Gazeta italiane më tej shton se pikërisht pse Conte e dinte se Florentino Perez e dëshironte Mourinhon, është njëra prej arsyeve pse ai ka refuzuar të marrë drejtimin e gjigantit spanjoll.