Jose Mourinho ende është në kërkim të një ekipi të ri, derisa pret që të shikojë se çfarë do të ndodhë me Zinedine Zidanen te Real Madridi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.
Strategu portugez është i papunë që prej shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, por ka vendosur t’i refuzojë disa oferta gjatë kësaj vere.
Mourinho ende është i konsideruar në Madrid dhe ai do të ishte i lumtur nëse do të rikthehej në klubin spanjoll nëse Florentino Perez vendos ta shkarkojë Zidanen.
Strategu portugez e kishte drejtuar më herët Real Madridin gjatë periudhës 2010-2013.