Pamje nga stërvitjet e trajnerit të Tottenhamit, Jose Mourinho me tre futbollistë të tij në një park janë bërë virale në rrjetet sociale. Në një park në veri të Londrës, skuadra londineze është paraqitur në një seancë stërvitore, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta KOHA
Të martën, trajneri portugez ka zemëruar klubin pasi është parë duke stëvitur në ‘Hadley Common’ në veri të Londrës. Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele ishin futbollistët të cilët stërvitën së bashku me Mourinhon.
Pamjet në fjalë janë shpërndarë në rrjetet sociale nga kalimtarët e rastit. Pas kësaj situate, klubi i Tottenhamit pritet të dalë me një reagim pas këtij veprimi të trajnerit dhe futbollistëve.
Spurs players have been spotted training at Hadley Common today.
🎥 @Mikalisyid pic.twitter.com/4clE23WJh3
— The Spurs Web ⚪️ (@thespursweb) April 7, 2020