Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me Marko Arnautovic. KJo është ajo që shkruajne mediat angleze, sipas të cilave, trajneri portugez dëshiron të transferojë sulmuesin austriak nga West Ham. Sipas të njëjtave burime, Mourinho ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë paundësh për “Hamers” në mënyrë që të bindë londinezët të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit 29-vjeçar. Mourinho ishte i interesuar për transferimin e Arnautoviç në Old Trafford edhe gjatë verës, por mes palëve nuk u arrit një akord. Kujtojmë se trajneri portugez ka punuar me sulmuesin gjatë kohës që ai drejtoi Interin.