Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është shprehur tejet i mllefsour me lojtarët e tij. Tekniku portugez ka thënë se nuk ka lojtarë të cilët mund të jenë stabil gjatë gjithë ndeshjes apo sezonit, duke krahasuar me kohën sa ishte nën drejtimin e Interit apo Real Madridit, përcjell Periskopi.
“Kam trashëguar lojtarë që nga koha e Moyes që gjithmonë janë të lënduar dhe asnjëherë të gatshëm. Fizikisht të duhen lojtarë të aftë nga ndeshja në ndeshje”.
”Në Real kisha të rinjtë si Di Maria, Ronaldo, Benzema që më kundërsulme shkatërronim përpara, apo tek Inter kisha Lucio, Materazzi apo Cordoba që 5 orë po të luanim nuk do mund të shënonin kundërshtarët”, potencoi Mourinho, i cili duket të jetë afër fundit me aventurën në ‘Old Trafford’.