Që nga 7 marsi, Jose Mourinho do jetë pjesë e ekranit të Russia Today, një kanal televiziv në Rusi, me të cilët punoi edhe gjatë Kupës së Botës si analist futbolli. Në fakt do të jetë emision sportiv, ku Mourinho do të diskutojë për futbollin, më konkretisht për fazën e dytë të ndeshjeve të 1/8-ve të Champions League, deri më 1 qershor, në finalen e madhe në Madrid.
Puna e tij e re u prezantua nëpërmjet një video në kanalin rus, aty ku portugezi tha: “Do të flasim për futbollin, për çfarë mund të flas tjetër unë?!”. Kujtojmë që 56-vjeçari punoi me BeIn Sports në Katar muajin e kaluar, pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester United.