Chelsea-Manchester United vazhdon “të luhet” edhe jashtë fushës së blertë. Sipas “Daily Mail”, Federata e Futbollit ka nisur procedimin disiplinor për Marco Iannin, bashkëpunëtorin e trajnerit të Chelsea-t, Maurizo Sarri, me akuzën e sjelljes jokorrekte, duke provokuar pankinën e “Djajve të Kuq” pas shënimit të golit të 2-2 në minutat shtesa nga blutë e Londrës. Më i pabesueshëm është falti që Ianni nuk ka patur leje për të qëndruar në brendësi të zonës teknike. FA i ka kujtuar gjithashtu trajnerit të Manchester Unites, Jose Mourinho, kodin e sjelljes, duke iu referuar reagimit të tij si përgjigje ndaj provokimit të Iannit. Gjithsesi, trajneri luzitan, çuditërisht, ka dhënë një apel në mbrojtje të bashkëpunëtorit të Sarrit:
“Dua të falënderoj Sarrin dhe Chelsea-n për qëndrimin korrekt dhe nuk mendoj se Ianni meriton të ndëshkohet më shumë. E ka kuptuar që ka gabuar dhe kërkoi falje. Shpresoj që të gjithë të bëjnë atë që po bëj unë: të mos shkatërrojmë karrierën e një të riu, ndoshta një djalë i zoti dhe një trajner me shumë potencial. Për mua historia u mbyll në momentin që kërkoi falje. Le ta lëmë të punojë, të gjithë gabojnë, madje edhe unë kam bërë shumë gabime në të shkruarën.”