Jose Mourinho akuzoi yjet e Manchester United se ata luajnë me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, me trajnerin tepër të inatosur pas barazimit në “Old Trafford” ndaj Wolves. “Djajtë e kuq” bënë një paraqitje mjaft të keqe në takimin e djeshëm, mjaft special ky pasi në stadium u rikthye ikona e klubit, ish trajneri Alex Ferguson. Trajnerit portugez humbja e 2 pikëve i djeg, ndërsa skuadra e tij në tri takimet e mëparshme kishte marrë 3 fitore. “Një skuadër u fut në fushë sikur nga ky takim varej jeta e tyre, kurse tjetra u pa mjaft e relaksuar. Kur nuk je aty, është e vështirë të fitosh ndeshjet. Kjo është diçka që ti e mëson kur je një fëmijë në akademi. Veç në mos kundër ke rivalë të dobët, ndryshe nuk mund t’i lejosh vetes që të luash me 30% të potencialit tënd.
Nuk ishim të mprehtë sa duhet, kreativë sa duhet dhe nuk bëmë lojë intensive. Ishte diçka mendore. Unë nuk mund ta shpjegoj ndryshimin në sjellje. Lojtarët e dinin shumë mirë se Wolves bënte presion në mesfushë. Nuk ke shumë kohë që ta mbash topin, kështu që ta marrësh lehtë në një situatë të tillë është e vështirë për t’u pranuar”, analizoi Mourinho.