Jose Mourinho po dëshiron që portieri i Manchester Unitedit, spanjolli David de Gea të jetë përforcimi i tij i parë te skuadra e Romës, kanë raportuar të mërkurën mediumet e huaja.
Mourinho të martën është zyrtarizuar si trajner i ri i Romës për sezonin tjetër dhe po synon përforcime për të krijuar një ekip që synon trofe.
De Gea pritet të largohet nga Unitedi gjatë kësaj vere dhe Roma është e gatshme të bëjë lëvizjen për transferimin e spanjollit.
Për kartonin e De Geas, Roma pritet të ofrojë rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.
Portieri 30-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023 kurse këtë sezon ka regjistruar 32 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.