Trajneri portugez Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një skuadër për të drejtuar sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020. Gjithsesi, përmes një interviste të dhënë sot për “Eleven Sport”, ish-trajneri i Manchester United ka bërë me dije se e ardhmja e tij mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që mendojnë të gjithë.
“Në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Sot për sot e shoh veten më shumë si trajner i një ekipi kombëtar se sa trajner i një skuadre. Kam dëshirë që të marr pjesë në një Europian apo botëror. Kjo është ajo që më mungon. Dua ta provoj këtë aventurë të re, por nuk është e thënë që të jetë Portugalia skuadra”, tha Mourinho.