Mourinho drejt Valencias

3

Trajneri i mirënjohur portugez Jose Mourinho ka gjasa të mëdha për të marrë drejtimin e skuadrës nga La Liga, Valencia ka bërë të ditur gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” të mërkurën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Valencias tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesin e Mourinhos, i cili ditë më parë deklaroi se po i mungon futbolli dhe është i gatshëm të marrë drejtimin e ndonjë ekipi.

Mourinho te Valencia do ta zëvendësonte Marcelinon, i cili kohët e fundit ka prishur raportet me drejtuesit e klubit, transmeton “Koha Ditore”, përcjellë gazeta Koha.

Tekniku portugez është i papunë prej muajit dhjetor të vitit të shkuar kur u shkarkua nga Manchester Unitedi për rezultate të dobëta. Ai si trajner ka punuar edhe te Chelsea, Real Madridi, Interi, Porto, Leiria e Benfica.

Comments are closed.