Mourinho donte ta largonte, tani bëhet vendimtar te Unitedi

Ishte mjaftueshëm befasi që Jose Mourinho donte të shiste Anthony Martialin. Por befasi edhe më e madhe ishte se asnjë klub nuk tregonte interesim për të shfrytëzuar këtë gabim të trajnerit portugez.

Mourinho më nuk është trajner te Manchester Unitedi dhe është ringjallja e talenteve si Martial që dëshmojnë arsyen e largimit të tij.

Në fakt nuk ka asnjë lojtar te Manchester Unitedi që nuk është përmirësuar që nga largimi i Mourinhos.

Martial ka treguar këtë javë se bën shaka edhe me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer në stërvitje, nëse një gjë e tillë është ndonjë lajm, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Por duke e marrë parasysh atmosferën që mbizotëronte në klub më herët me Mourinhon, qartë se është.

Solskjaer, thotë Martial, qesh se sa shumë raste humb ai në stërvitje, porse në lojë i duhet vetëm një rast për të shënuar.

Goli i tij i së shtunës madje nuk ishte as gjysmë rast. Kur ai mori topin, dhjetë metra brenda gjysmë-fushës së vet, mundësia më e mirë e tij ishte të largonte topin anash, aq pak kishte mundësi.

Rruga e vetme drejt portës ishte një vrapim 50 metra, duke depërtuar mes mbrojtjes së Fulhamit. Në fund këtë rrugë e ndoqi Martial.

Martial prapë u desh të realizonte dhe Solskjaer nuk do të qeshte edhe po të humbiste atë rast. Ishte Martiali klasik, duke hapur trupin dhe duke realizuar me stil si Thierry Henry dikur. Për që ishte në pozitë për të bërë këtë, ishte falë instruksioneve të Solskjaerit që të mos shqetësohet për detyra defensive. Nën drejtimin e Mourinhos, ai duhej të merrte topin nga krahu i majtë i mbrojtjes.