Jose Mourinho ka deklaruar se ishte larguar pasi nuk kishte më çfarë të jepte, por tani është i hapur për një rikthim tek Interi.
Mourinho ishte larguar nga Interi pas suksesit historik më 2010 kur kishte fituar tripletën, për t’u bashkuar me Real Madridin, transmeton Koha.net.
“Te një klub që kam qenë më parë? Nëse mendoj se është klubi i duhur, me strukturë, e ambicie të duhur s’kam asnjë problem. Mendoj se është arsye krenarie kur një klub ku ke punuar më parë kërkon që ti të kthehesh”, ka thënë ai për BeIN Sports.