Arben Ratkoceri
Deri sa familja Jashari është simbol i lirisë së Kosovës, familja Vlora e Pavarësisë së Shqipërisë, familja Qiriazi nga Maqedonia, janë simboli i Alfabetit, Abetares, Arsimit dhe ndërgjegjies kombëtare. Dy të parat kanë vendin e merituar ne histori , ndërsa Qiriazët sidomos motrat Sevasti e Parashqevi nga shqiptarët e Maqedonisë, nga ku ishin, vetëm simbolikisht përmenden ndonjëherë. Asnjë institucion kulturor, shesh, rrugë e sidomos shkollë apo Universitet nuk mbanë emrin e tyre. Vendin e merituar ua kanë “nxanë” emrimet apo simpoziumet e përkujtimet e figurave diskutabile historike madje edhe të dyshimta të tipit allaXhemjet, beglerë koti, kaçak te luftës së dytë apo komumistë mizor.
P.s Sevastie e Parashqevia në fillim të shek XX janë shkolluar në shkollat elitare të Stambollit e ato të Amerikës, ku kthehen në Manastir dhe në shtëpin e tyre organizojn mbledhjet komisioni të Kongrsit të Alfabetit,, botojn abetaren e parë shqipe, hapin shkollat e para shqipe edhe atë për vajza etj etj. Krejt ky kontribut është në kohën (fillim i vitit 1900) kur ndërgjegjia kombetare ishte minore tek shqiptarët ndërsa pozita e femrës ishte “moza ma keq”…pra Motrat Qiriazi janë një borgj i madh ende i papaguar, nga ne shqiptarët e Maqedonisë.