Që të dyja kanë përmbyllur vitin që lamë pas me shumë projekte, mbrëmje muzikore e ahengje familjare. Vjollca dhe Eminja, vijnë në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA duke shpalosur të rejat e tyre e duke treguar më shumë rreth vetes
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Jeni rikthyer me projektet të reja, na folni pak më shumë rreth bashkëpunimeve që keni pasur, fabulat e këngëve?
Po sapo kemi hedhur në treg këngën ‘Sy lakmitarë’ me tekst nga Arsim Bunjaku ndërsa aranzhmani nga Florent Boshnjaku, sa i përket bashkëpunimeve ne gjithë këngët i kemi punuar tek Virusi, Florenti, Valon Bytyqi, Hekuran Hoxha, Naim Krasniqi etj.
KOHA: Gjatë gjithë kësaj periudhe keni qenë shumë aktive, ku e gjeni energjinë të dyja?
Më duket sa më shumë që punon aq më shumë shtohet energjia (qesh).
KOHA: Sa i ndihmoni njëra tjetrës si në aspekt fizik ashtu edhe në atë financiarë?
Ne edhe ashtu jemi në secilin aspekt i ndihmojmë njëra-tjetrës.
KOHA: Cila fiton më shumë?
Komplet njëjtë (qeshin).
KOHA: I tregoni njëra tjetrës sekrete?
Po thuajse gjithë kohën jemi bashkë kështu që nuk kemi si me pas sekrete mes vetes.
KOHA: Jetoni në Gjermani, a keni menduar të riktheheni në Kosovë përgjithmonë?
Jo nuk kemi menduar pasi në vendlindje kalojmë shumë kohë, po kurrë nuk i dihet.
KOHA: Ku e shihni veten në muzikë, sa e vështirë është depërtimi në tregun muzikorë?
Njëjtë derisa të na punon zëri, derisa nuk jetojmë në Kosovë vet fakti tregon që është e vështirë po nga pasioni për muzikë mundohemi mos me munguar në tregun tonë.
KOHA: Si e përmbyllët vitin që lamë pas dhe a do publikoni këngë tjera këtë vit? Po si do e filloni vitin e ardhshëm në aspektin artistik?
Balada ‘Sy lakmitarë’ e përmbylli vitin 2018 e do vazhdojmë edhe me projekte të reja.
KOHA: Na zbuloni disa gjëra të pathëna për njëra-tjetrën deri më tani?
Vjollca për Eminen: Eminja nuk e do kuzhinën aspak por me hëngër ka shumë qejf (qesh).
Eminja për Vjollcën: Vjollca prej se është bë nënë më ka lënë gjithë punën e menaxhimit mua.