Motrat binjake Audrey Doering dhe Gracie Rainsberry, u takuan për herë të parë në transmetim direkt në moshën 10-vjeçare. Ato u ndanë pak pas lindje, kur u dhanë në birësim nga një jetimore në Kinë, por u gjetën me njëra tjetrën falë rrjeteve sociale dhe televizionit amerikan ABC. Bashkimi i tyre, mes lotëve, ishte prekëse dhe u bë gjatë emisionit Good Morning America, në 11 janar. Audrey jeton në Wisconsin dhe Gracie në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sapo u panë, nuk arritën të mbanin lotët, teksa përqafoheshin të dyja të veshura me bluzë rozë dhe syze. Pas momentit prekës, dy motrat thanë se ndiheshin të lumtura për bashkimin e tyre. “Ndihesha sikur më mungonte një pjesë e imja”, tha Audrey. Pikërisht nëna e saj birësuese, nisi kërkimet në rrjetet skicuake për të plotësuar ëndrrën e së bijës.
https://www.youtube.com/watch?v=Rit0vLBtSXI