Annabelle Varane, motra e mbrojtësi të Real Madrid Raphael Varane ishte një ndër favoritet kryesore për t’u shpallur miss Franca në edicionin e 2019, por është zhgënjyer duke mos u përzgjedhur as në “Top 5” më të bukurat e Francës.
Për herë të parë kompeticioni u gjykua nga një juri plotësisht femërore. Shumë thashetheme u hapën ditë më parë se ajo do të favorizohej për shkak të famës së vëllait por jo, as pikët e jurisë së bashku me votat e publikut nuk e kualifikuan për në raundin e pesë më të mirave.
Kjo ëndërr fëmijërie nuk iu realizua Anabelle Varane, e cila në këtë kompeticion përfaqësonte “Nord-Pas-de-Calais”.
Në një intervistë të dhënë gjatë xhirimeve të klipeve ajo ka thënë:
“Është bukur, kam mundësinë të promovoj vendin tim. Të gjitha vajzat po flasin për mirësjelljen e njerëzve të vendit tim, jam e kënaqur që pata këtë mundësi.”