Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar martesa mes vëllait dhe motrës, por ata arritën të mashtrojnë, duke u paraqitur me mbiemra të ndryshëm dhe tashmë rrezikojnë 15 vite burg si dhe një gjobë nga 18 deri në 24 mijë dollarë
Debby Zutant dhe Joe, 50 dhe 37 vjeç, thonë se mes tyre ishte dashuri me shikim të parë. Pas 15 vitesh lidhje, ata u martuan në Florida, SHBA. Për dhjetë vite, u detyruan që ta jetojnë në fshehtësi lidhjen e tyre ndaj familjarëve, pasi janë vëlla e motër, kanë të njëjtin baba.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar martesa mes vëllait dhe motrës, por ata arritën të mashtrojnë, duke u paraqitur me mbiemra të ndryshëm dhe tashmë rrezikojnë 15 vite burg si dhe një gjobë nga 18 deri në 24 mijë dollarë. Debby ishte 35 vjeç dhe Joe 23, kur u takuan për herë të parë. “Edhe pse jemi vëlla e motër dhe kemi të njëjtin gjak, nuk jemi rritur bashkë”, tha gruaja për “The Sun”.
Debby, u adoptua qysh kur ishte e vogël, por pasi u rrit, vendosi që të gjente prindërit e saj natyral. Kështu në moshën 35-vjeçare vendosi që të paguaj një hetues privat për ti gjetur. “Kur i gjeta, im atë më tha se kisha një vëlla me emrin Joe dhe më tregoi një fotografi të tijën”, tregon gruaja, e cila bëri të pamundurën deri sa e gjeti dhe e takoi në New York.
“Mund të duket si klishe, por qysh kur u pamë për herë të parë u dashuruam”, tregon gruaja, shkruan noa.al. Mbrëmjen pas takimit të parë Joe i kërkoi Debby që të dilnin bashkë dhe i tha asaj se kishte ndjerë shumë për të qysh kur e pa. Pas dy javësh ata vendosën që të jetonin bashkë, por kur familja e tyre vinte ti takonte, Joe flinte në dhomën e miqve dhe shtireshin sikur ishin vetëm vëlla e motër.
Për dhjetë vite me radhë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre dhe 50-vjeçarja thotë, “Isha shumë nervoze nga ideja që ti tregoja familjes se unë dhe Joe ishim bashkë. Por kur e bëmë, një pjesë e mirë na thanë se e kishin menduar. Shkoi më mirë nga sa e prisnim, të gjithë na thanë se për ta kishte rëndësi lumturia jonë”.
Çifti u martua në një ceremoni civile, e cila shkoi normalisht për shkak të mbiemrave të ndryshëm. Por tashmë që gjithçka është zbuluar ata rrezikojnë 15 vite burg dhe një gjobë të majmë.