Motra e Cristiano Ronaldos ka thënë se ai karton i kuq ka qenë turpi i futbollit. Sipas asaj, ata duan ta shkatërrojnë vëllain e saj dhe për këtë ajo ka thënë se do të paguhet çmim i madh. Ylli i Juventusit, mbrëmë e ka marrë karton në kuq në fillim të ndeshjes kundër Valencias në ndeshjen e par të fazës së Grupeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi “Zonja e Vjetër” me rezultatin 2-0, transmeton Gazeta Express. Ronaldo ishte shumë i nervozuar pas kartonit, duke u larguar nga fusha me lot në sy, kështu pastaj motra e tij, Katie Aveiro ka reaguar në Instagramin e saj.
“Turpi i futbollit. Drejtësia do të arrijë”, ka shkruar ajo. “Ata duan ta shkatërrojnë vëllain tim, mirëpo Zoti nuk flenë asnjëherë. Do të paguhet një çmim i madh për ata lot. Ata të duan ty poshtë. Mirëpo nuk do të kenë sukses”, deklaroi motra e Cristiano Ronaldos.
Mbetet të shihet se sa do të dënohet Cristiano Ronaldo, ai mund t[ mos luajë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, nëse dënohet me dy ndeshje.