Lottie Moss ka lënë pas të ftohtin që ka pushtuar një pjesë të madhe të globit, duke zgjedhur Majemin për disa ditë pushimi. Ajo është motra e vogël e ikonës së modës Kate Moss, por ende nuk ka gjetur veten në botën e modës edhe pse me linjat e saj nuk duket se i mungon gjë. 19-vjeçarja dukej fantastike me bikini të bardha, teksa është fotografuar në breg të detit.