Për herë të parë në televizion, Ivana Icardi, motra e Mauro-s, sulmuesi dhe kapiteni i Inter, ka folur për prishjen e marrëdhënies me vëllanë e saj në vitet e fundit. Për faj të kujt? Sipas Ivana-s, që ka dalë e dytë në emisionin “Big Brother” të Argjentinës, arsyeja është Wanda Nara, e cila nuk e ka pëlqyer asnjëherë kunatën.
“Kam patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të dashurat e Mauro-s, por me Wanda-n është ndryshe”. Bashkëshortja-menaxhere e yllit të Inter ka akuzuar kunatën se ka kërkuar gjithmonë pará nga burri i saj: “Ka thënë se i bëja shantazh Mauro-s, se i kërkoja pará për të blerë shtëpi dhe për të ribërë gjoksin dhe në këmbim nuk do të kisha marrë pjesë te Big Brother në Argjentinë. Nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Ivana në emisionin “Domenica Live”.
Më pas ka ardhur edhe një lutje për Mauro-n: “Dua të shikoj përsëri nipërit e mia, dua të jem pjesë e jetës tuaj, je gjëja më e rëndësishme për mua”.
Ka pak mundësi që Mauro ta ketë ndjekur motrën e tij, duke parë se është në Argjentinë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Wanda-n. Rastësisht, pak minuta pas fjalëve të Ivana-s, në profilin e saj në Instagram është postuar përsëri dedikimi i artistes personale kozmetike të Nara-s, që i ka shkruar: “Vetëm ata që të njohin e dinë sa njeri i mrekullueshëm je. Jam krenar që të kam shoqe”. Mund të jetë kjo kundërpërgjigja për Ivana-n.